Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – korrik 2024 kapën vlerën 14.1 miliardë lekë, ose 7.58% më shumë se në janar – korrik 2023.
Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), gjatë periudhës janar – korrik 2024, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 870 189 me një rritje prej 9.55% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.65% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.31% dhe risigurimi me 0.042% .
Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 41.96% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 58.04% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës janar – korrik 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 4.7 miliardë lekë, ose 21.50% më shumë se në periudhën janar – korrik 2023.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar – korrik 2024 kapën vlerën 3.4 miliardë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 20.76% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.