Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMITregu i orientuar tek sigurimet e jo-jetës

Tregu i orientuar tek sigurimet e jo-jetës

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-mars 2023 kapën vlerën 5.1 miliardë lekë, ose 20.12% më shumë se në periudhën janar-mars 2022. Referuar raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) gjatë periudhës janar-mars 2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 285 282 me një rritje prej 15.23% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e jo-jetës, të cilat sollën 91.88% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e jetës kanë 8.09% dhe risigurimi 0.028%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 46.58% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 53.42% të totalit të tregut. Gjatë muajit janar-mars 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,611 milionë lekë, ose 10.10% më shumë se në muajin janar-mars 2022. Dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për muajin janar-mars 2023 kapën vlerën 1,155 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 15.16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments