Shqipëria po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion për nomadët digjitalë. Lehtësitë fiskale, por edhe krijimi i laboratorëve digjitalë janë shtysat kryesore që kanë tërhequr interesin e shtegtarëve të teknologjisë. Sara Çela, specialiste e zonave të lira ekonomike dhe Diasporës në bashkinë e Tiranë, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, nënvizoi lehtësitë fiskale që ofron ligji në Shqipëri për nomadët digjitalë. “Çfarë ofron ligji specifikisht për nomadët digjitalë dhe çfarë kemi nxjerrë ne si “Follow Up” i organizimit të edicionit të parë të nomadëve digjitalë, ishte fakti se nëse do të vinin në Shqipëri këto nomadë do taksoheshin dyfish, pra nga punëdhënësi i tyre që është jashtë territorit të Shqipërisë dhe nga Shqipëria. Në bazë të ligjit të ri që i ofrohet nomadëve digjitalë, ne u lehtësojmë heqjen e taksimit të dyfishtë. Duke u dhënë këtë lehtësi është ideja që ata do të investojnë në Shqipëri, qoftë në kuotat e shpenzimeve mujore të qëndrimit, por edhe në investimet apo sipërmarrjet në fushën e “Start Up-ve”, prandaj dhe ligjet e “Start Up-et” dhe nomadëve digjitalë ka sens të qëndrojnë në të njëjtën platformë”, tha Çela. Sipas saj, Shqipëria dhe Tirana ka një potencial të madh të përthithjes së nomadëve digjitalë dhe për këtë Çela zbulon shifra konkrete. “Nga vjet që ne bëmë edicionin e parë, në sivjet që bëmë edicionin e dytë të festivalit të Nomadëve Digjitalë, kemi një trefishim të numrit të “Remote Workers” në Shqipëri. Kjo do të thotë se rritja është eksponenciale në një vit dhe potenciali është shumë i madh, qoftë për rritjen ekonomike, qoftë për ndikimin në çmimet e tregut. Patjetër, kjo platformë është një mënyrë për ta monitoruar tregun, duke evidentuar problematikat dhe sfidat, por edhe duke marrë parasysh bashkëpunimin me vende të tjera që mund të bashkëpunojmë në kuadër të festivalit. Dhe pse jo të gjejmë dhe shfrytëzojmë çdo mundësi dhe potencial që shfaqet nga festivali i nomadëve digjitalë”, tha Çela. Duke folur për pjesëmarrjen e Diasporës tek “Tirana Digital Nomad Festival”, Çela u shpreh se interesi i shqiptarëve jashtë kufirit për të investuar në këtë drejtim është i madh dhe po punohet për ta rritur edhe më tej prezencën e tyre. “Duke patur parasysh dhe pjesëmarrjen që ka patur dhe samiti i Diasporës, por edhe ne brenda projektit tonë “Digital Nomad Festival Tirana”, ka një pjesëmarrje pozitive dhe dëshirë të madhe për t’u angazhuar dhe ne duam ta shfrytëzojmë këtë dëshirë të Diasporës dhe për qëllimet tona për të ndërtuar bashkëpunime shumë të mira. Pse jo, ata të jenë investuesit kryesorë dhe të ndikojnë në rritjen e ekonomike të vendit”, tha Çela. “Kemi punuar bashkë me anëtarët e Diasporës, kemi punësuar përmes platformave që GIZ, 2 anëtarë të Diasporës. Edhe për këtë edicion të dytë, qëllimi është që të marrim ekspertizën që ata mund të sjellim, duam të punësojmë sërish anëtarë të diasporës, që të na ndihmojnë dhe të sjellin idetë e tyre për të parë se sesi e shikojnë zhvillimin e këtij festivali dhe se si ta inkorporojmë iniciativën e tyre tek për integrimin e diasporës tek koncepti i nomadëve digjital dhe “Start Up-ve”, nënvizoi Çela. Ajo po ashtu rrëfeu dhe planet e Bashkisë së Tiranës për të krijuar sa më shumë platforma ku nomadët digjital, start up dhe sipërmarrësit të takohen mes tyre. “Një nga iniciativat kryesore është Piramida e Tiranës. Një platformë ku do të stimulohet një ekosistemi që sjell edhe ndihmën për të rinjtë, por edhe sjell aktorë të ndryshëm bashkë në mënyrë që kenë mundësinë të kenë ura lidhëse mes tyre. Ajo është një nga iniciativat kryesore për momentin. Por edhe rivitalizimi i qendrave të tilla, ashtu siç ndodhi në Piramidën është në planet afatgjate të Bashkisë së Tiranës. Këto duhet të jenë platforma për të rinj, që të marrin informacione për të marrë ekspertizat dhe lidhjet e duhura për t’i dhënë jetë iniciativës së tyre”, tha Çela. “Bashkia ka ndërtuar dhe një platformë për sa i përket mbledhjes së informacionit për Start Up, për gjetjen e investitorëve të huaj, siç është platforma “Digital Tirana”. Kjo platformë është një treg ku takohen investues, të rinj, njerëz nga çdo fushë e jetës, që mund të kenë mundësi të ndajnë një ide, të kenë një mundësi për të diskutuar për të zhvilluar diçka së bashku dhe është një platformë unike në rastin e saj, pasi sjell dhe jo vetëm kujtesën e një të shkuare pak të trishtë, që kemi patur, me perspektivën e një risie që mund të sjellë një të ardhme sa më të ndritur për Shqipërinë dhe Tiranën”, tha Çela. Jonid Jorgji, kreu i Agjencisë së Industrisë Kreative në Bashkinë e Tiranës, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, tha se do të jenë qindra nomadë digjital nga e gjithë bota që do të vijnë në Tiranë për festivalin e radhës të tyre, për ta parë Shqipërinë si një shtëpi të tyre me kushte më të mira se në vendet ku kanë qenë më herët. “Mbështesim shumë projekte që lidhen me teknologjinë me Gaming me Softwar Development, me programimet. Dhe një ndër këto projekte të cilat ne besojmë shumë dhe tashmë është edicioni i dytë që do të zhvillohet në Tiranë, është festivali i nomadëve digjital, ku do sjellë në Tiranë qindra nomadë digjital nga e gjithë bota me qëllim për ta promovuar Tiranën si destinacionin e tyre për të punuar dhe jetuar dhe për ta parë Tiranën si lokacionin ku aktiviteti i tyre mund të jetë shumë i lehtë dhe shumë më fitimprurës dhe shumë më i mbarë në vendin tonë se në disa vende të tjera, ku ata kanë operuar dhe apo operojnë aktualisht “, tha Jorgji për ATSH.
Trefishohet numri i nomadëve digjitalë në Tiranë
RELATED ARTICLES