Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALE Travel: Shqipëria vendi me peizazhe të virgjëra dhe mikpritje plot shpirt

 Travel: Shqipëria vendi me peizazhe të virgjëra dhe mikpritje plot shpirt

Qafa e Valbonës është një rrugë e aksesueshme, megjithëse jo e lehtë që kompanitë vendase turistike e kanë përfshirë në aventurën e turneut treditorë, shkruan Rebecca Ann Hughes në një artikull të publikuar në “Euronews Travel”. Pas një ngjitjeje prej katër orësh, ne mbërritëm në majën marramendëse të një rrëpire shkëmbore në Qafën e Valbonës. Ne rrethoheshim nga “Bjeshkët e Nemuna”, në veri të Shqipërisë. Re ogurzezë stuhie nisën të mblidheshin midis majave dhe kreshtave të thepisura në drejtim të zbritjes sonë në anën tjetër të rrugës. Për gati gjysmën e shekullit të XX, ky peizazh i mrekullueshëm ishte i mbyllur për botën nën sundimin komunist. Që nga hapja e vendit, rajoni ka magjepsur alpinistët dhe aventurierët me bukurinë dhe qetësinë e tij. Por përtej kësaj, zona mbeti një destinacion i jashtëzakonshëm në një vend shumë shpesh të njollosur nga stereotipet, deri pak vite më parë. Vargu malor verior i Shqipërisë është tashmë një destinacion nën radarët e udhëtarëve. Vendi u përfshi në listën e “52 Destinacioneve për 2024”, sipas “The New York Times”. Për momentin, është ende një vend i qetë. Por, është në një pikë kyçe ku fluksi i turistëve që kërkojnë natyrën e thyer dhe mikpritjen jokomerciale mund të jetë shkaku i zhdukjes së tyre. Për një udhëtim të qëndrueshëm dhe të ngadaltë në këto zona, provoni itinerarin treditor në Qafën e Valbonës për të shijuar natyrën në Parkun Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë prej 800,000 km katrorë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments