Po mendoni të vizitoni Spanjën për plazhet më të mira në Evropë? Apo Italinë, për të zbuluar kulturën romake? Po sikur t’i gjenit të dyja në ‘perlën e fshehur’ më pak të njohur dhe më të përballueshme? Vizitoni Shqipërinë, shkruan Tor Brierley në një artikull të botuar në “Travel Off Path”. Shqipëria ka regjistruar një rritje të pabesueshme prej 233,3% të pasagjerëve ajror krahasuar me vitin 2019, duke e bërë atë destinacionin me rritjen më të shpejtë turistuke në Evropë.
Plazhet në Rivierën Shqiptare janë magjepsëse dhe ofrojnë një panoramë që të lë pa frymë. Riviera Shqiptare konsiderohet destinacioni më i ri i plazhit mesdhetar dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 130 kilometra me rërë të bardhë mahnitëse. Nëse jeni duke kërkuar për plazhet më të mira, atëherë vizitoni Sarandën, e cila është një qytet tipik bregdetar ideal për udhëtarët që pëlqejnë atraksionet dhe akomodimet e rehatshme gjatë pushimeve në plazh. Këtu mund të shëtisni përgjatë bulevardit Hasan Tahsini, të kënaqeni me ushqimet e shijshme të detit në restorante dhe t’i kaloni mbrëmjet në bare koktejlesh. Infrastruktura turistike këtu është e pabesueshme. Ksamili me ujërat e kristalta blu rivalizojnë Maldivet, për të cilin Riviera shqiptare është kaq e njohur. Ky është plazhi i preferuar i shumë turistëve. Në brigjet e Ksamilit ndodhen katër ishuj të pabanuar dhe janë një zgjedhje e shkëlqyer për një udhëtim ditor në Shqipëri. Zona ofron pamjet spektakolare si dhe mundësi të shkëlqyera për not, ski jet ose kajak.