Transformimi i zonës së Fermentimit, një nga zonat më të mëdha informale të qytetit, e cila tashmë ka marrë një pamje krejt tjetër.
Me përfundimin e investimit për rikonstruksionin e rrugëve, kjo lagje është transformuar duke ofruar kushte më të mira jetese dhe infrastrukturë me standarde për banorët.
“Zona e Fermentimit, dikur një nga zonat më të mëdha informale të Shkodrës, sot ka marrë një pamje krejt tjetër. Me përfundimin e investimit për rikonstruksionin e rrugëve, kjo lagje është transformuar duke i dhënë banorëve kushte më të mira jetese dhe një infrastrukturë me standarte”, shkruan Beci.
Sipas Becit, në total janë rikonstruktuar 3,2 kilometra rrugë, prej të cilave përfitojnë drejtpërdrejt 115 familje dhe mbi 1000 banorë në mënyrë indirekte.
Beci theksoi se ky është një investim konkret në infrastrukturën e zonës, i cili sjell lehtësira në jetën e përditshme të komunitetit.
Ky projekt u realizua falë bashkëpunimit të Bashkisë Shkodër me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.