Kantieri i unazës së Durrësit është një tjetër projekt i rëndësishëm për qytetin, i cili synon jo vetëm lehtësimin e trafikut në qytet, por pritet të ketë një ndikim pozitiv edhe në zhvillimin e mëtejshëm të zonave ku kalon gjurma e projektit.Unaza do të zgjidhë problematikën e trafikut që vitet e fundit është shtuar për arsye të turizmit dhe të dendësisë së popullsisë që ka gjithë qyteti i Durrësit.
Në përfundim të punimeve, unaza e Durrësit do të jetë me katër korsi, dy në njërin drejtim dhe dy në drejtimin tjetër.
Projekti prek gjithë zonën e Kallmit e shkon deri në Spitallë, ndërkohë që aktiviteti i agroturizmit ka filluar të marrë jetë në këtë zonë.





