IKTK tha se, ky trajnim shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kapaciteteve profesionale në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë nënujore shqiptare.
Aktiviteti organizohet nga Qendra Ndërkombëtare për Arkeologjinë Nënujore e UNESCO-s në Zadar, të Kroacisë, në bashkëpunim me Universitetin e Malit të Zi, në kuadër të programit IPA për Adriatikun Jugor.
Arkeologjia nënujore është rikuperimi i informacionit nga artefaktet e zhytura dhe vendet nënujore për interpretimin e kulturave të së kaluarës njerëzore.
Artefaktet japin informacion në lidhje me sjelljen njerëzore si në natyrën e objekteve ashtu edhe në shpërndarjen e tyre të saktë në det. Projektet mund të jenë jondërhyrëse kur nuk kryhen gërmime ose “shqetësime” të zonës, ose ndërhyrëse, që kërkojnë gërmim të kujdesshëm dhe rikuperim e konservim të përzgjedhur të materialit