Tuesday, October 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTTrajneri i Moldavisë : Do të japim maksimumin

Trajneri i Moldavisë : Do të japim maksimumin

Trajneri i Moldavisë, Sergei Kleschenko, tha se skuadra e tij ndaj Shqipërisë do të japi maksimumin, pasi nuk mund të lërë gjithçka për ndeshjen e fundit përballë Çekisë. Një ditë para ndeshjes me Shqipërinë në Kishinjev, trajneri i Moldavisë, Sergei Kleschenko doli në konferencë për shtyp. Gjatë fjalës përpara gazetarëve ai vlerësoi maksimalisht përballjen me kuqezinjtë dhe tha se skuadra e tij është të japi gjithçka për të marrë fitoren ndaj kuqezinjve. “Jemi duke u stërvitur mirë që prej ditës së parë dhe jemi gati për ndeshjen me Shqipërinë. E dimë që është një sfidë e vështirë, pasi jemi përballur me ta edhe në Tiranë, ku humbëm 2-0, por mendoj se meritonim një barazim. Shpresoj që lojtarët të kenë nxjerrë mësimet e duhura dhe të reagojnë siç duhet nesër. Në këto momente nuk mendojmë aspak për Çekinë, pasi më mirë të vdesim në fushë nesër, sesa të lëmë gjithçka për sfidën në Pragë”, u shpreh Kleschenko. Kombëtarja shqiptare e futbo llit luan nesër në 18:00 përballë Moldavisë në kryeqytetin Kishinau (Chisinau), për duelin e parafundit në Grupin E kualifikues të EURO 2024. Një pikë u mjafton djemve të Sylvinhos për të shkuar zyrtarisht në fazën finale të “Gjermani 2024”, ndërsa në “Zimbru Stadium” do të jenë 800 tifozë kuqezi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments