Kompania franceze e naftës dhe gazit “TotalEnergies SE” do të instalojë 4 400 pika publike të karikimit të automjeteve elektrike (EV) në të gjithë rajonin flamand të Belgjikës gjatë dy viteve të ardhshme, njoftoi sot kompania. Stacionet e reja të karikimit 22 kVA do të kontrollohen nga “TotalEnergies” për një periudhë 12 vjeçare dhe do të furnizohen me energji elektrike 100% të rinovueshme të prodhuar nga energjia e erës në det të hapur, në Detin e Veriut në brigjet e Belgjikës. Departamenti i Lëvizshmërisë dhe Punëve Publike ka zhvilluar një platformë bashkëpunuese online që do të bëjë të mundur instalimin e stacioneve të karikimit duke filluar nga shtatori. “TotalEnergies” ka nisur tashmë instalimin dhe funksionimin e stacioneve të karikimit të automjeteve elektrike në qytetet si Brukseli, Antwerp dhe Ghent.https://ata.gov.al/2022/08/31/belgjike-totalenergies-instalon-4400-pika-publike-te-karikimit-te-automjeteve-elektrike/
“TotalEnergies” instalon 4400 pika publike të karikimit të automjeteve elektrike
RELATED ARTICLES