Përbërësit: – 28 biskota Oreo; – 1 lugë pluhur për ëmbëlsira; – 1 filxhan qumësht (245ml); – pak vaj. Përgatitja: Ndani gjysmën e biskotave Oreo dhe në një enë të veçantë gërryeni kremin midis tyre. Gjysmën qiteni në një qese me zinxhir dhe shtypni me çekiç apo okllai për brumë. Biskotat e grimcuara përzieni me pluhurin e ëmbëlsirave. Qitni qumështin dhe përzieni derisa të bëhet tretje e njëtrajtshme. Pastaj në tretje përzieni kremin nga biskotat Oreo dhe përzieni derisa të shkrihen. Tretjen qiteni në një enë, fundin e së cilës e keni bërë me vaj dhe e keni mbuluar me letër për pjekje. Në shporet futeni një tavë, ndërkaq enën futeni në të. Enën mbulojeni me kapak. Zieni në zjarr të lehtë 40 minuta. Me pirun sigurohuni a është e gatshme ëmbëlsira. Lëreni që të ftohet. Qitni sipër çokollatën e shkrirë.
Tortë e mrekullueshme nga çokollata
RELATED ARTICLES