Top Channel/ Shiu largohet nga bregdeti i jugut, ja çfarë parashikon Meteoalb

0
60

Ndonëse të shumtë ishin pushuesit që u larguan nga plazhi gjatë së shtunës. Sipas MeteoAlb, situata pritet të përmirësohet në bregdet. Duke nisur nga kjo e dielë moti do të kthjellohet gradualisht në jug. Po ashtu reshjet do të jenë më të pakta dhe të lokalizuara në zonat perëndimore. Zonat veriore do të mbeten me shira deri në mesditën e së dielës kur kthjellimet do vendosen në gjithë vendin duke vijuar gjatë gjithë javës që vjen. Temperaturat e ajrit janë ulur me të paktën 6°C të shtunën duke variuar nga 22 në zonat malore deri 32°C, vlera më e lartë në rang vendi. Java që vjen sjell sërisht temperatura të larta duke kulmuar në 37°C në datat 10-11 gusht.