Top Channel/ Fundjavë e nxehtë, në verilindje pritet të ketë rrebeshe shiu

0
19

Në Sheshin Skënderbej në qendër të Tiranës temperaturën 40 gradë organizmi ynë e ndjen si 46 apo 47 gradë Celcius. 5 vitet e fundit kanë qenë më të nxehtat në rang global. Shprehja “Gusht e gunë” nuk qendron as këtë vit, pasi muaji i fundit I verës do të karakterizohet nga temperature mbi 40 gradë. Fundjava do të jetë e kthjellët, e nxehtë. Temperatura shumë të larta priten në qarqet e Elbasanit, Tiranës dhe Gjirokastrës, ku termometri do të ngjitet në 40 dhe 41 gradë. Më e freskët mbetet juglindja, me temperatura 30-31 gradë. Edhe verilindja, pra zonat lindore dhe veriore i tejkalojnë 35 gradët gjatë kësaj fundjave. Rebeshe afatshkurtra priten në Kukës, Has, Bajram Curri. Pjesa tjetër do të jetë pa reshje dhe me temperatura shumë të larta. Muaji Gusht është parashikuar një muaj shumë I nxehtë, do kemi më shumë ditë “shumë të nxehta”, të pasuara nga “ditë të nxehta”. Termometri gjatë gjithë gushtit do të jetë pothuaj mbi 35 gradë Celcius, por priten edhe vlera 40 apo 42. Parametri i erës është problematik dhe herë pas here kemi interval 2-3 orëshe me shpejtësi relativisht të lartë sidomos në brigjet e Lezhës dhe qarkun e Vlorës. Ka momente, që era do të jetë mbi 50 km/orë që disfavorizon zjarret që digjen tashmë. Rekordi historik në vendin tonë është shënuar në Kuçovë rreth viteve 1950, dhe ai nuk është thyer ende deri më tani. Edhe psë Europa i ka thyer rekordet e saj historike gjatë kësaj verë, Shqipëria nuk e ka bërë ende, por në ndryshim nga Italia, Anglia, Spanja e Greqia ne kemi patur zgjatje të valëve të të nxehtit. Nëse valët qendrojnë për 5-6 ditë, tek ne kanë qëndruar edhe për 2-3 javë.