Aktori hollivudian Tom Cruise rikthehet në Kanë.
Festivali ka zyrtarizuar lajmin se filmi ”Mission: Impossible – The Final Reckoning” do të prezantohet në ”Grand Théâtre Lumière”, të mërkurën, më 14 maj.
Protagonisti dhe producenti Tom Cruise së bashku me regjisorin dhe skenaristin Christopher McQuarrie, do të shoqërojë filmin.
Kjo është hera e tretë e yllit të Hollivudit në ”Croisette”: e para në 1992, për premierën e ”Far and Away” të Ron Howard dhe më pas në 2022 për premierën e ”Top Gun: Maverick”