Janë pikërisht këto hapësira, vijoi Tole, që i lejojnë pronarët dhe menaxherët e tokës të angazhohen maksimalisht, bashkë me grupet e interesit nga sektorë të ndryshme, apo autoritetet publike dhe qytetarët, duke përfshirë këtu edhe konsumatorët, që të punojnë së bashku me kërkuesit nga disiplina të ndryshme, për të gjetur dhe zhvilluar zgjidhje dhe për të identifikuar hapësira në shëndetin e tokave dhe menaxhimin e kulturave të ndryshme.
“Duhet të ndjehemi të inkurajuar edhe nga aprovimi i ligjit të ri për shkencën, i cili ka në thelb të tij citoj: “sigurimin e produkteve të kërkimit shkencor që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik, si dhe konsolidimin e identitetit kombëtar; “fuqizimin e aftësive për të menaxhuar progresin teknologjik dhe të përgjithshëm shoqëror, si burimi kryesor i zhvillimit të qëndrueshëm”, dhe “përvetësimin e aftësive dhe njohurive të reja, transferimin e tyre për përfitimin e përgjithshëm publik, me synim rritjen e mirëqenies sociale” etj. Të gjitha këto janë një garanci më shumë që më vendin tonë të rritet përmirësimi i aksesit në teknologji përmes subvencione të dedikuara ose kredive me interesa të ulëta për investime në teknologji, të rritet mbështetje për startup-et bujqësore që zhvillojnë teknologji të përshtatshme për kontekstin shqiptar, duke e kombinuar këtë me krijimin e programeve arsimore dhe trajnimeve për fermerët për të përdorur teknologji të avancuar”, nënvizoi Tole.
Nga ana tjetër, shtoi Tole, mbetet gjithmonë e këshillueshme që të gjitha nismat të reflektojnë në një bashkëpunimin rajonal më të plotë, si përmes projekteve ndërkufitare me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për ndarjen e përvojave dhe burimeve.
“Prandaj e mbështesim këtë takim, në mënyrë që ndjekja e përvojave evropiane mbetet një faktor thelbësor për të tejkaluar sfidat dhe për të përfituar nga potenciali i plotë i sektorit duke përdorur elementet e “bujqësisë së zgjuar”. Jemi shpresëplotë, se gjetjet dhe përfundimet e këtij workshop-i do t’u shërbejnë institucioneve tona për t’i përfshirë këto çështje në agjendat prioritare dhe do të ndikojnë në gjetjen e rrugëve të tjera të bashkëpunimit në të ardhmen”, tha Tole.