Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALETokë e përmbytur në Lezhë, uji tërhiqet nga banesat në Kurbin

Tokë e përmbytur në Lezhë, uji tërhiqet nga banesat në Kurbin

Situata e reshjeve të shiut dhe përmbytjeve të shkaktuara nga dalja e lumenjve nga shtrati duket se ka një përmirësim të lehtë dhe të qëndrueshëm. Situata nuk paraqitet problematike dhe uji ka filluar të tërhiqet në disa zona, madje edhe nga oborret e shtëpive në Kurbin që u përmbytën një ditë më parë. Situata me nivelin e lumenjve vijon të jetë kritike, ku niveli i ujit është në kuota maksimale ose afër saj. Në të gjithë qarkun e Lezhës janë 440 hektarë tokë në ujë. Në Njësinë Administrative Zejmen janë të përmbytura rreth 30 ha, në Tresh. Në Balldren deri tani raportohen rreth 200 ha tokë të përmbytur te ish Këneta e Torovicës, ndërsa 200 ha tokë bujqësore janë përmbytur në Kurbin në ish kënetën Gjonem e cila kullon nëpërmjet hidrovorit Shllinza. Ndërkohë që situata në zonat e tjera paraqitet e qetë dhe rrugët janë të lira. Në dy fshatrat e Krujës Murqinë dhe Mallkuç rreth 200 ha tokë bujqësore është përmbytur nga dalja e shtratit të lumit Ishëm. Edhe në jug të vendit situata paraqitet e qetë ku Lumi I Vjosës ndodhet afër kuotës maksimale por nuk ka shkaktuar probleme, madje uji është tërhequr krahasuar me një ditë më parë. Problematikë mbetet mungesa e energjisë në disa fshatra, si Mezhgoran Levan dhe Kashisht, apo edhe në Elbasan.https://lajme.rtsh.al/artikull/moti-i-keq-440-hektare-toke-e-permbytur-ne-qarkun-e-lezhes-uji-terhiqet-nga-banesat-ne-kurbin

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments