Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAToka përkohësisht me një “Hënë” të dytë

Toka përkohësisht me një “Hënë” të dytë

Bëhuni gati për një suprizë kozmike këtë vjeshtë – Toka së shpejti do të bëhet me një Hënë të dytë, sipas BBC-së që citon deklaratat e shkencëtarëve.

Një asteroid i vogël do të tërhiqet nga forca gravitacionale e Tokës dhe përkohësisht do të shndërrohet në një “mini-Hënë” të planetit tonë.

Ky vizitor nga hapësira do të endet përreth për dy muaj duke nisur që nga 29 shtatori para se të shkëputet sërish nga graviteti i Tokës.

Fatkeqësisht, hëna e dytë dot jetë shumë e vogël, por edhe shumë e zbehtë për t’u dalluar me sy të lirë, veçse me teleskop profesional.

Asteroidi u pikas në fillim më 7 gusht nga Sistemi i Alarmit të NASA-s për Goditjen nga Asteroidët (ATLAS). Shkencëtarët analizuan trajektoren e trupit qiellor në një studim të publikuar në revistën “Research Notes” të Shoqatës Amerikane të Astronomisë.

Asteroidi, të cilit shkencëtarët i referohen si “2024 PT5”, e ka origjininë nga brezi i asteroidëve “Arjuna”, që përbëhet nga shkëmbinj që ndjekin një orbitë mjaft të ngjashme me atë të Tokës.

Herë pas here, disa nga këta asteroidë i afrohen relativisht shumë Tokës deri në 4.5 milionë kilometra nga planeti ynë.

Sipas shkencëtarëve të përfshirë në studim, nëse një asteroid si ky lëviz me shpejtësi relativisht të ngadaltë prej rreth 3,540 km/h, fusha gravitacionale e Tokës mund të ushtrojë një tërheqje të fortë, mjaftueshëm për ta mbajtur atë përkohësisht.

Pikërisht kjo pritet të ndodhë duke nisur nga kjo fundjavë; ky asteroid i vogël do të endet gati dy muaj përreth orbitës së Tokës.

Dr Jennifer Millard, astronome dhe drejtuese e podcast-it “Aëesome Astronomy”, tha për programin “Today” të BBC-së se asteroidi do të hynte në orbitë më 29 shtator dhe parashikohet të largohej më 25 nëntor.

“Nuk do të kryejë një rrotullim të plotë rreth planetit tonë, thjesht do të ndryshojë orbitën e tij, thjesht do të tërhiqet pak nga planeti ynë dhe më pas do të vazhdojë rrugën e tij”, tha ajo.

Asteroidi është me diametër 10 metër dhe konsiderohet i vogël krahasuar me diametrin prej afërsisht 3474 kilometrash të Tokës.

Sipas astronomëve, për arsye se ka madhësi të vogël, asteroidi nuk mund të shihet me sy të lirë, por vetëm me teleskopë profesionalë.

“Mini-Hëna” janë pikasur edhe më parë, ndërkohë që besohet shumë të tjera të ngjashme kalojnë pa u vënë re.

Disa prej tyre madje kthehen për vizita të përsëritura, siç ishte asteroidi “2022 NX1” që u shndërrua në një “mini-Hënë” në vitin 1981 dhe më pas sërish në vitin 2022.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments