Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) në bashkëpunim me programin “Help”, kanë shpërndarë sot mekanikë bujqësore për fermerët në zonën e Tiranës. Mbështetja me mekanikë bujqësore, ku bëjnë pjesë makineri të vogla për punimin e tokës apo mbjelljen, janë dhënë falas për fermerët e kësaj zone, duke i mbështetur ato në lehtësimin e punëve në bujqësi. Mbi 25 fermerë janë përfitues të ndihmës nga ky program, ndërsa AZHBR ka dhënë grant për mekanikën bujqësore, 10.4 milionë euro, nga fondet e Bashkimit Europian në bashkëfinancim me qeverinë shqiptare.http://ata.gov.al/2022/10/13/tirane-shperndahet-mekanike-bujqesore-per-fermeret/