“Tirana” ka zyrtarizuar rikthimin në skuadër të mbrojtësit Erjon Hoxhallari. Skuadra bardheblu përmes rrjeteve sociale njoftoi sot se, Erjon Hoxhallari do të jetë mbrojtësi më i ri i skuadrës më të titulluar në vend. Hoxhallari sezonin e shkuar luajti me skuadrën nga Rumania “Uta Arad”. Në Rumani, Hoxhallari zhvilloi 28 ndeshje, shënoi 1 gol dhe 1 asist. 27-vjeçari i rritur në akademinë e skuadrës së “Tiranës”, pritet të jetë përforcim i rëndësishëm në qendër të mbrojtjes, por edhe në krahun e majtë të repartit defensivë. Futbollisti, tashmë edhe me eksperiencë ndërkombëtare, në Shqipëri ka luajtur vetëm për “Tiranën”, teksa ka veshur fanellën e “Kukësit” dhe “Laçit” gjatë turit para eliminator në kupat e Europës. “Tirana” këtë sezon, mes rikthimeve dhe emrave të rinj, ka siguruar tetë futbollistë në këtë sesion të merkatos. Bardheblutë kanë zyrtarizuar portierin Gentian Selmani, mbrojtësit Gledi Mici e Albi Doka, mesfushorin Fjoart Jonuzi si dhe dy sulmuesit, Liridon Latifi e Kaina Nunez. Tashmë edhe Erjon Hoxhallarin, i cili ka luajtur edhe me kombëtaren shqiptare. atsh