Në bashkëpunim me programin evropian URBACT dhe qytete të tjera të BE-së, po zhvillohen projekte që synojnë promovimin e praktikave të reja për uljen e mbetjeve dhe përdorimin më efikas të burimeve.

Projekti “Let’s Go Circular” ka si qëllim krijimin e një platforme ku qytetarët, bizneset dhe organizatat mund të bashkëpunojnë për të hartuar dhe zbatuar strategji konkrete që mbështesin ekonominë qarkulluese. Më 25 nëntor 2024, në bibliotekën “Moikom Zeqo,” u mbajt takimi i pestë i grupit lokal Urbact, ku u diskutua mbi vizionin dhe objektivat kryesore të Planit të Veprimit për Ekonominë Qarkulluese.

Ky plan, i cili pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2025, përfshin minimizimin e paketimeve plastike dhe organizimin e aktiviteteve të gjelbra si hapa të parë për transformimin e qytetit.

Përveç hartimit të strategjive, projekti do të përqendrohet në testimin e veprimtarive pilot dhe monitorimin e rezultateve për të siguruar qëndrueshmërinë e tyre.

Në bashkëpunim me partnerët lokal dhe ndërkombëtarë, bashkia Tiranë synon të shndërrohet në një model suksesi për qytetet evropiane, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të gjelbër për të gjithë qytetarët.