Tirana Art Weekend, projekti që e shndërron kryeqytetin në ekspozitë arti

0
5

Në pika të ndryshme të kryeqytetit do të krijohen mbi 17 hapësira me platforma të reja artistike, premiera, performanca live dhe ekspozita. Tirana Art Weekend sjell një program të gjerë dhe fton publikun të zbulojë, të eksplorojë dhe të përjetojë artin në forma të ndryshme.

Ky udhëtim përmes hapësirave artistike, organizatave kulturore dhe bashkësive lokale synon të reflektojë energjinë e skenës së artit bashkëkohor në Shqipëri. Tirana Art Weekend bashkon zërat e shumtë të ekosistemit të pavarur të artit në një frymë të përbashkët bashkëpunimi.