“Tirana” kërkon të zhbllokojë merkaton e dimrit, e cila është bllokuar pas sanksioneve të ndërmarra nga Federata Botërore të Futbollit (FIFA), pasi bardheblutë nuk janë treguar korrektë me pagesat ndaj dy fubtollistëve. Kësisoj, klubi më i titulluar në vend ka nisur negociatat për të gjetur një marrëveshje me futbollistët që kanë denoncuar klubin në FIFA, me qëllim që të tërhiqet denoncimi. Skenari tjetër është që kryeqytetasit ët paguajnë 200 000 euro në arkat e FIFA-s si dëmshpërblim. Pas kësaj, bardheblutë kanë gati goditjen e radhës në merkato. Bëhet fjalë për futbollistin Mustafa Ba. Me këtë të fundit prej javësh është arritur marrëveshja për kalimin te “Tirana”. Ky transferim do t’u kushtojë bardhebluve 100 mijë euro, teksa skuadra e KF Trepçës do të mbajë edhe një përqindje të kartonit të 25-vjeçari në rast rishitjeje.