Saturday, October 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARETikTok përmbajtje të dëmshme për adoleshentët

TikTok përmbajtje të dëmshme për adoleshentët

Disa përdoruesve adoleshentë të TikTok u shfaqen përmbajtje potencialisht të rrezikshme, që mund të nxisin çrregullime të të ngrënit, vetëdëmtimin dhe vetëvrasjen, njoftoi sot një grup sigurie në internet. Hulumtimet në algoritmin TikTok nga Qendra Kundër Urrejtjes Dixhitale (CCDH) zbuluan se disa llogarive u shfaqeshin vazhdimisht përmbajtje rreth çrregullimeve të të ngrënit në minutat e para që hynin në platformë. Grupi krijoi dy llogari nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Australia dhe Kanadaja, dhe në secilën prej tyre u paraqitën si 13-vjeçarë. Në njërën nga llogaritë vendosën një emër vajze dhe në tjetrën një emër të ngjashëm, por me të dhëna që i referoheshin humbjes së peshës, e përfshirë në emrin e përdoruesit. Në metodologjinë e raportit, CCDH tha gjithashtu se llogaritë e përdorura në studim, shprehnin një preferencë për videot në lidhje me imazhin e trupit, shëndetin mendor dhe çrregullimet e të ngrënit. Raporti i grupit të sigurisë në internet tregoi se shpejtësia e madhe me të cilën TikTok rekomandon përmbajtjet për përdoruesit e rinj është e dëmshme. Gjatë testimit, CCDH tha se një prej llogarive të saj iu ofrua përmbajtje që i referohej vetëvrasjes brenda tre minutave dhe përmbajtje me çrregullimeve të të ngrënit brenda tetë minutave. Qendra tha se në llogaritë e saj shfaqeshin video për shëndetin mendor dhe imazhin e trupit, mesatarisht çdo 39 sekonda. CCDH tha se studimi kishte zbuluar një komunitet të çrregullimeve të të ngrënit në TikTok, i cili përdor #hashtags të koduar për të ndarë materiale në faqe, me më shumë se 13 miliardë shikime të videove të tyre.https://ata.gov.al/2022/12/15/tiktok-permbajtje-te-demshme-per-perdoruesit-adoleshente/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments