Shikoni se çfarë bëjnë. Në fund të ndeshjes pastrojnë gjithçka, edhe atë që nuk lanë pas, deklaroi një tifoz i Katarit, i habitur nga sjellja e disa tifozëve japonezë, të cilët pasi panë ndeshjen filluan për të pastruar tribunat ku kanë qenë, duke vendosur banderola dhe flamuj në mënyrë të rregullt dhe duke mbledhur gotat dhe mbeturina të tjera nga produktet e konsumuara gjatë ndeshjes, shkruan faqja today.it. Në fund të videos, qytetari i Katarit përgëzon fansat japonezë, me pamjet që bënë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, duke shkaktuar reagime të përziera. ”Në fakt nuk jemi mësuar shumë me skena të tilla. Në zonën tonë, tifozët largohen nga stadiumi si një kosh plehrash në ajër të hapur, edhe nëse kjo nuk duhet të jetë normale”, theksoi ai. Në vend që të talleshin me këto sjellje, do të ishte më mirë t’i merrnim si shembull, nëse të gjithë tifozët (ose njerëzit në përgjithësi) do të bënin pjesën e tyre, në fund të çdo loje stadiumet do të ishin të pastra dhe të rregullta si para fillimit”, shton ai. Por pse e bëjnë japonezët? Për ta nuk bëhet fjalë për një mirësjellje të thjeshtë, nuk është hera e parë që ndodh dhe nuk do të kishte asgjë për t’u çuditur. Edhe në Botërorin 2018 dhe në kompeticionet e tjera ndërkombëtare sjellja e tyre ka bërë gjithmonë “lajm”, edhe nëse luajnë skuadrat e tjera përveç Japonisë, si në rastin e kësaj videoje. Kur pyeten: “Pse po e bën këtë?”, janë ata që habiten dhe përgjigjen: “Ne e respektojmë vendin ku ndodhemi, nuk e lëmë kurrë pis”.https://ata.gov.al/2022/11/23/katar-2022-leksion-qytetarie-nga-tifozet-japoneze-pas-ndeshjes-pastrojne-stadiumin/
Tifozët japonezë: Pas ndeshjes pastrojne stadiumin!
RELATED ARTICLES