Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMITIA: Rrugët e aksesueshme për në aeroport

TIA: Rrugët e aksesueshme për në aeroport

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” informoi të gjithë pasagjerët se si mund të mbërrihet në aeroport gjatë ditës së sotme, për shkak të kufizimeve në trafik, në kuadër të masave të sigurisë për mbarëvajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor, ku pjesëmarrës janë liderët europianë dhe ata të Ballkanit Perëndimor. Sipas TIA-s, për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Fushë Prezë – Rinas”. Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Durrësi, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Vorë- rruga e vjetër e Fushë Krujës”. Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga juglindja, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Elbasan – rrethrrotullimi TEG-ut- unaza lindore- Paskuqan -Kamëz- kryqëzimi i Valiasit- Rinas”.https://ata.gov.al/2022/12/06/masat-e-sigurise-per-samitin-e-be-se-tia-rruget-e-aksesueshme-per-ne-aeroport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments