Saturday, November 23, 2024
HomeSIZMIOLOGJITIA, linjë Amsterdam-Tiranë dy herë në javë

TIA, linjë Amsterdam-Tiranë dy herë në javë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) bën me dije se të mërkurën, datë 6 mars 2024, nisi fluturimi i parë nga dhe për në Amsterdam, Holandë. Linja direkte do të operohet nga kompania “Transavia”, me frekuencë 2 herë në javë dhe do të kryejë fluturimet nga Tirana në Amsterdam. Të interesuarit mund t’i rezervojnë biletat në faqen e internetit të Transavia-s, njofton TIA. Në vitin 2023, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (Tirana International Airport) mirëpriti linja të reja ajrore si “Jazeera” dhe “Ryanair”, si dhe prezantoi destinacione si Napoli, Brindizi, Trieste, Lamezia Terme, Palermo, Selaniku, Comiso, Edinburgu, Mançesteri, Bukureshti, Kuvajti, Dammam, Stokholm Arlanda, Dusseldorf Weeze, Pragë, Varshavë Modlin dhe Roma Ciampino. Përmes TIA-s fluturuan dhe linja të reja direkte, duke përfshirë “Iberia”, “Flyone” dhe “Tailwind”, duke e diversifikuar më tej portofolin e linjave ajrore. Për më tepër, në vitin 2023 aeroporti prezantoi destinacione të reja çarter si Brno, Bilbao, Sarajevë, Lisbonë, Porto, Kishinau, Riga, Bratislava dhe Varshavë Radom.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments