Një makinë elektrike nga prodhuesi amerikan “Lucid” ka thyer rekordin për udhëtimin më të gjatë me një karikim të vetëm, duke udhëtuar nga qyteti zviceran i Saint Moritz-it përmes Austrisë në qytetin jugor gjerman të Mynihut.
Kompania tha sot se automjeti përshkroi gjithsej 1,205 kilometra, duke tejkaluar Rekordin Botëror të mëparshëm të Guinness-it prej 1,045 kilometrash – të arritur nga një Mercedes në Japoni në qershor.
Modeli “Lucid Air Grand Touring” vendosi rekordin e ri fundjavën e kaluar.
“Ky rekord i autonomisë përfaqëson një moment të rëndësishëm. Është një tjetër demonstrim i qartë i avantazhit teknologjik që përcakton “Lucid”, tha nënkryetari i lartë Eric Bach, duke argumentuar se teknologjia e kompanisë lejon që një automjet “Lucid” të udhëtojë me më pak energji sesa çdo automjet tjetër.
“Kompania me qendër në Silicon Valley nuk është shumë e njohur në Evropë, me rreth 500 automjete elektrike të regjistruara në Gjermani”, sipas shifrave zyrtare të muajit prill.
Modeli “Air Grand Touring” është i shtrenjtë dhe kushton rreth 130,000 euro (152,000 dollarë)