Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREThomas-Greenfield : Shqipëria, aleat i palëkundur

Thomas-Greenfield : Shqipëria, aleat i palëkundur

Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, po viziton Shqipërinë. Në një reagim në Tëwitter, Thomas-Greenfield u shpreh se, “sapo zbrita në Shqipëri për dy ditë takime me drejtues të shoqërisë civile dhe qeverisë”. “Shqipëria është një aleat i palëkundur dhe një partner kritik në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, veçanërisht përballë luftës brutale të Rusisë në Ukrainë”, theksoi ajo. Më tej Thomas-Greenfield në një tjetër postim falënderoi ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila i bëri një tur në sheshin “Skënderbej”. “Kënaqësi të bëja një tur të sheshit Skënderbej, i cili mban emrin e heroit kombëtar të Shqipërisë. Faleminderit për shoqërimin dhe mikpritjen e ngrohtë në Tiranë, ambasadore Yuri Kim”, theksoi Thomas-Greenfield. Në një njoftim të ambasadës së SHBA në Tiranë, thuhet se në takimet me udhëheqësit shqiptarë, ambasadorja Thomas-Greenfield do të përcjellë mirënjohjen e saj për lidershipin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka treguar si anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi një gamë të gjerë çështjesh në mbarë botën. Ndërsa vizita e saj vjen gjatë 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, ambasadorja Thomas-Greenfield do të diskutojë gjithashtu mënyrat për të forcuar partneritetin tonë në takime me zyrtarë të lartë shqiptarë. Ambasadorja Thomas-Greenfield do të zhvillojë nesër një takim në orën 09:15 me Presidentin e Republikës Bajram Begaj. Më pas në orën 10:00, në sallën e Hartave në Kryeministri, kryeministri Edi Rama do të presë ambasadoren Thomas-Greenfield. Ambasadorja Linda Thomas Greenfield do të marrë pjesë në orën 14.00, në takimin e organizuar në MEPJ “Gratë, paqja dhe siguria”, ku do të marrë pjesë si folëse kryesore së bashku me ministren Olta Xhaçka.https://ata.gov.al/2022/11/06/ambasadorja-thomas-greenfield-mberrin-ne-tirane-shqiperia-aleat-i-palekundur/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ