Thimi Mitko, ndriçuesi i mendimit kombëtar dhe i kulturës shqiptare

0
3

 Biblioteka e Korçës, organizoi një sesion shkencor në nderim të rilindasit Thimi Mitko, në 205-vjetorin e lindjes së tij, me temë “Thimi Mitko – Ndriçues i mendimit kombëtar dhe i kulturës shqiptare”Euthimio (Thimi) Mitko është një prej figurave më fisnike të Rilindjes sonë Kombëtare, emrin e të cilit e mban edhe Biblioteka e Korçës. Mitko ia kushtoi jetën çështjes kombëtare si edhe folklorit. Koleksioni i folklorit shqiptar të Mitkos përmbante këngë, tregime dhe thënie popullore nga Shqipëria e jugut.