Një aeroplanmbajtëse amerikane me energji bërthamore, “Theodore Roosevelt”, mbërriti në qytetin port të Koresë së Jugut, Busan për të marrë pjesë në manovrat e përbashkëta ushtarake me vendin pritës dhe Japoninë – këtë muaj, thanë zyrtarët detarë, sipas “Reuters”. Udhëheqësit e të tre vendeve ranë dakord në një samit – gushtin e kaluar – për të zhvilluar manovrat vjetore ushtarake, ndërsa përpiqeshin të projektonin unitetin përballë fuqisë në rritje të Kinës dhe kërcënimeve bërthamore nga Koreja e Veriut. Vitin e kaluar, të tre vendet organizuan gjithashtu manovra të përbashkëta të mbrojtjes raketore detare dhe anti-nëndetëse për të përmirësuar përgjigjet ndaj kërcënimeve të Koresë së Veriut. Presidenti rus, Vladimir Putin vizitoi Korenë e Veriut këtë javë për herë të parë në 24 vjet dhe nënshkroi një marrëveshje me liderin Kim Jong Un që përfshinte një zotim të ndërsjellë të mbrojtjes. Kjo ishte një nga lëvizjet më domethënëse të Rusisë në Azi për vite me radhë, të cilën Kim e përshkroi si një aleancë. Vizita vjen shtatë muaj pas një udhëtimi në Korenë e Jugut nga një tjetër aeroplanmbajtëse amerikane, “Carl Vinson”, në një përpjekje për të frenuar zgjerimin e programeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut.
“Theodore Roosevelt”,mbërrin në Korenë e Jugut për manovrat ushtarake
RELATED ARTICLES