Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) themeloi në Korçë, Klubin e Librit me fokus “Mësojmë nga e shkuara, 1944-1991’, në të cilin do të diskutohet rreth librave artistikë e historikë, etj. ku përshkruhen ngjarje që kaluan në heshtje gjatë regjimit diktatorial. Programi i këtij klubi synon të përfshijë në aktivitetin e leximit dhe të diskutimit mbi libra me tematikë nga ngjarje dhe personazhe, ekzistenca e të cilëve është mohuar nga letërsia e shkruar gjatë realizimit socialist, kur shteti kontrollonte narrativën e shkrimtarëve dhe shpërndante informacione të shtrembëruara për të ruajtur pushtetin. Aktiviteti i parë i këtij klubi nisi në qytetin e Korçës, vendi ku është themeluar shkolla e parë shqipe, ku të pranishëm në bibliotekën e qytetit ishin profesorë dhe studentë të Universitetit “Fan S. Noli”, mësues dhe nxënës të sistemit parauniversitar, historianë dhe anëtarë të shoqatës së të përndjekurve të zonës. Kryetarja e Autoritetit, Dr. Gentiana Sula, tha në fjalën e saj të hapjes se, “Dialogu mbi të shkuarën, kërkon njohje, por edhe reflektim si në nivelin historik, ashtu edhe filozofik, ku letërsia luan në rol të rëndësishëm në zhvillimin e ndërgjegjes shoqërore.
Themelohet në Korçë klubi i librit “Mësojmë nga e shkuara 1944-1991”
RELATED ARTICLES