Thursday, November 28, 2024
HomeSOCIALE​Themelohet grupi i punës për anëtarësimin e Kosovës në BE

​Themelohet grupi i punës për anëtarësimin e Kosovës në BE

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për themelimin e grupit të punës ndërinstitucional për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Kryeministri Albin Kurti theksoi se këtë vit do të bëjnë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian sikur është bërë në Këshillin e Evropës. Kurti, ka folur sot për herë të parë lidhur me takimin e tij të datës 18 gusht në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në mbledhjen e qeverisë, Kurti tha se sipas axhendës së komunikuar paraprakisht, takimi trilateral i mbajtur në formatin 1+0 do të trajtonte vetëm dy çështje: diskutimet për elementet e marrëveshjes finale dhe çështje aktuale. Ai fillimisht e ka elaboruar këndvështrimin e palës sonë për kornizën e përgjithshme dhe elementet që duhet t’i përfshinte marrëveshja finale në formën e 6 kapitujve. “Targat ‘KS’ nuk mund të rikthehen më në qarkullim”, u shpreh ai. Kurti tha se Kosova ofroi trajtimin e të drejtave të pakicave respektive, përfshirë edhe garancionet përkatëse si për serbët në Kosovë, ashtu edhe për shqiptarët në Serbi. Në mbledhjen e qeverisë ai theksoi se te tema e personave të zhdukur me dhunë nuk ka pasur gatishmëri nga pala serbe që të nënshkruhet dokumenti dakordues. Kurti tha se pa fajin e Kosovës, është pala tjetër që nuk ka interesim duke theksuar se kjo marrëveshje mund të nënshkruhej të enjten që shkoi. Ai tha se kur flitet për njohje reciproke, reciprociteti është fryma. “Ne nuk jemi duke negociuar lirinë e lëvizjes mes Kosovës dhe Serbisë, por vetëm jemi duke zbatuar elementet e dakorduara nga Serbia në korrik të vitit 2011 dhe në shtator të vitit 2016”, tha ai.https://ata.gov.al/2022/08/24/themelohet-grupi-i-punes-per-anetaresimin-e-kosoves-ne-be/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments