Shqipëria është quajtur edhe “Italia e Vogël” nga pushuesit për shkak të plazheve dhe çmimeve më të lira, shkruan Hope Brotherton për “The Sun”. Muajt e fundit, Shqipëria ka parë një fluks vizitorësh. Rritja e popullaritetit të vendit është kryesisht falë ushtrisë së ndikuesve të mediave sociale që kanë pushuar në Rivierën Shqiptare. Por, vendi ka tërhequr edhe më shumë vizitorë të profilit të lartë, përfshirë kryeministren italiane, Giorgia Meloni e cila vizitoi bregdetin shqiptar me familjen e saj. Në një artikull në ”Financial Times”, një pushuese, Nicola Ferrero, e përshkroi Shqipërinë si “Italia e Vogël”. Në fillim të këtij viti, Nicola pushoi në Shqipëri sepse donte të përjetonte një kulturë dhe kuzhinë të re. Por, nuk është vetëm tërheqja e eksplorimit të një destinacioni të ri që po tërheq pushues nga e gjithë bota, por edhe çmimet në Shqipëri janë më të lira. ”Financial Times” raportoi se “ndërsa çmimet janë rritur në Itali, turistët e huaj janë joshur nga kostot më të ulëta shqiptare për çdo gjë, nga akomodimi në hotel deri te restorantet dhe shezlongët.” ”Wizz Air”, ”easyJet” dhe ”British Airways” operojnë të gjitha linja direkte midis MB-së dhe kryeqytetit shqiptar me çmime fluturimi duke filluar nga 28 paund për një biletë me një drejtim. Nga Tirana, është katër orë me makinë për në qytete si Ksamili, Himara dhe Saranda, të cilat janë bërë destinacione të njohura në Rivierën Shqiptare. Përveç fluturimeve të përballueshme, ushqimi dhe pijet janë të lira në Shqipëri – për shembull, një gotë verë për 1,7 paund dhe kanoçet vetëm 1,1 paund. Nëse dëshironi një udhëtim në Rivierën Shqiptare, ka disa plazhe për të provuar. Pjesa më veriore e Rivierës është Vlora, të cilën shumica e njerëzve do ta vizitojnë përpara se të zbresin në bregdet. Ka qindra prona për t’u marrë me qira në Vlorë dhe dhomat fillojnë nga vetëm 20 paund për natë – perfekte për një pushim me pak para’. Më në jug të vijës bregdetare është Dhërmiu – një nga plazhet më të mëdhenj dhe më të famshëm, kështu që nuk do të mundoheni të gjeni një vend. Dhe në pjesën jugore të Rivierës është Ksamili. Nëse preferoni të qëndroni në këtë zonë, dhomat janë pak më të shtrenjta, duke filluar nga 32 paund për natë. Pushuesit që shkojnë në Shqipëri gjithashtu mund të marrin me qira kasolle plazhi të stilit Maldive për vetëm 8 paund në ditë. Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, ka kryesuar listën e qyteteve më të lira për vitin 2021