Friday, May 9, 2025
HomeSOCIALE“The Mediterranean Lifestyle”19 mijë turistë spanjollë deri tani

“The Mediterranean Lifestyle”19 mijë turistë spanjollë deri tani

18 820 turistë spanjollë e kanë vizituar Shqipërinë nga janari deri në korrik të këtij viti, përkundër 4228 vizitorëve të së njëjtës periudhë të vitit që shkoi. Shifrat i publikoi sot kryeministri Edi Rama, i cili ndau përmes rrjeteve sociale edhe momente nga promovimi i destinacioneve turistike shqiptare në faqet e revistës spanjolle “The Mediterranean Lifestyle”. “Edhe mediet e një gjiganti të turizmit si Spanja, i japin zë bukurive e traditave të Shqipërisë, ku kulinaria jonë përshkruhet si një kombinim fantastik i kuzhinës mesdhetare dhe asaj ballkanike, mes shijeve e aromave të peshkut, erëzave e vajit të ullirit, në faqet e revistës spanjolle “The Mediterranean Lifestyle”‘, shkruan Rama. Shqipëria po shënon këtë vit sezonin më të mirë turistik sa i takon fluksit të lartë të vizitorëve të huaj që kanë ardhur në vendin tonë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments