Pas dy ditëve me temperatura mesatare dhe kohë me diell, reshjet kanë rinisur sërish duke shkaktuar probleme në vend.Kjo e premte ka sjellë rrebeshe të shumta dhë përmbytje në disa zona të vendit.
Meteorologia Lajda Porja ishte e ftuar në emisionin “people” këtë të premte në Euroneës Albania, ku bëri të ditur se këto shira të rrëmbyeshëm jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, ishin parashikuar që prej ditës së hënë.
Porja sqaroi se nga pasditja e deri në orët e mesnatës do të ketë rreshje të shumta në zonat veriore të vendit, përfshirë qytetet e Kukësit, Lezhës, Shkodrës dhe Pukës, nga ku do të krijohen më pas celula të cilat do të prekin edhe zonat verilindore të vendit.
“Është një ndër fenom,nete më të parashikuara, që të hënën. Paraprakisht kur bëjmë parashikime afatgjata japim diçka të përgjithshme dhe më pas japim detaje. Kjo ngjarje jepte sinjale që nga e hëna që pjesa më e madhe e Ballkanit do goditej nga rreshja të forta shiu, që do preknin edhe Shqipërinë. Parashikimi ka qenë 100% i saktë. Problematike situata është paraqitur në veri të vendit dhe në jug. Flasim për rreshje deri në orët në vijim, sepse rreshjet nukkanë përfunduar edhe pse në zonat qendrore kishte një përmirësim të situatës. Por në veri të vendit do kemi zhvillim të vranësirave dhe rreshjeve. Do ketë rreshje deri në mesnatë në gjithë zonat e veriut. Ku përfshihet Shkodra, Kukësi, Lezha, Puka. Madje do spostohet celula dhe do kemi rreshje edhe në zonat veri-lindore të vendit,” –tha meteorologia.