Kredia për ekonominë ka marrë një hov të ri rritjeje gjatë muajit tetor. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re e disbursuar gjatë muajit tetor, shënoi vlerën 30.6 miliardë lekë, me rritje 59.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kredia e re për tetorin është rritur për të gjitha segmentet kryesore, por me një kontribut më të lartë të kompanive private dhe atyre publike. Rritja e fortë e muajit tetor e përmirësoi akoma më shumë vlerën progresive të kreditimit për vitin 2023. Në fund të 10-mujorit, vlera e kredisë së re arriti në 246.6 miliardë lekë, në rritje me 8.3% ndaj të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Rritja e muajit tetor ka përmirësuar ndjeshëm ecurinë e kredisë së re për kompanitë private, që për 10-mujorin arriti vlerën e 162.4 miliardë lekëve, në rritje me 7.3% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa kredia për individët për 10-mujorin 2023, arriti në 74.7 miliardë lekë, në rritje me 4.9% krahasuar me një vit më parë. Në segmentin e individëve në muajt e fundit po vërehet një zhvendosje më e shpejtë e kreditimit drejt lekut, edhe për shkak të normave më të ulëta të interesit, por gjithashtu dhe një rritje e peshës së kredisë konsumatore kundrejt asaj hipotekore.
Tetor, kredia e re për ekonominë shënoi vlerën më të lartë
RELATED ARTICLES