Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEARSIMTesti i arritshmërisë për filloristët është shtyrë për shtatë ditë

Testi i arritshmërisë për filloristët është shtyrë për shtatë ditë

Testi i arritshmërisë për shkollat fillore është shtyrë për 7 ditë thonë nga Ministria e Arsimit. Mësimdhënësit dhe nxënësit këtë e shohin si ngarkesë dhe stresues, e nga Ministria e Arsimit thotë se kjo ka ndodhur për shkak të fillimit të vonshëm të mësimit. Ditë më parë MASHTI ka publikuar vendimin se kur do të mbahet testi i arritshmërisë për këtë vit. Krahasuar me vitin e kaluar, afati për testim është më vonë. Testimi do të realizohet në dy faza, ndërsa distanca mes testeve është vetëm 7 ditë. Sipas mësimdhënësve të ciklit të ulët fillor, afërsia mes dy testimeve është ngarkesë për nxënësit. “ Vitin e kaluar diferenca ka qenë afro 10 ditë, e tash është 7. Kjo është ngarkesë për nxënësit, plus që po u shkurtohet edhe pushimi veror, deri sa të përfundojnë të gjitha procedurat”, tha Visar Osmani, drejtor I shkollës fillore “Emin Duraku” . “Vet fakti I shtyrejes së afatit, dhe distanca prej testit në test na bënë me kuptu që s’mundemi edhe shumë me prit rezultate, nxënësit nuk kan me qenë në gjendje të përgatiten mjaftueshëm”, tha Nuhi Dema, arsimtar. Nxënësit thonë se ky ndryshim është stresues për ta. “Mendoj që shumë zor kemi me pasë për teste, shumë afër dy teste kanë me na u perzi senet e testit të parë me të dytin”, shprehet Rinesa Shala, Nxënëse. Psikologja Fjolla Hadri, këtë situatë e sheh për nxënësit edhe ngarkesë psikike. “Duke marrë parasysh kohën që patën grevë, pastaj zëvendësimi I të shtunave, mungesa e pushimit pranveror plus tani edhe zvogëlimit të atij veror, kjo krejt ndikon në ngarkesë psikike dhe fizike të nxënësit”, thotë Fjolla Hadri-Beytullah, psikologe . Ndërkaq, nga MASHTI thonë se testimi është shtyrë për shkak të fillimit të vonshëm të mësimit. “Në fakt nuk shohë një problem, pasi koha është e mjaftueshme dhe nxënësit në atë test do ti paraqesin mësimet e tyre gjatë tërë viteve shkollore jo vetëm për një javë”, thotë Fatmir Elezi, shefi i Divizionit për Vlerësim dhe Standarde në MASHT. Më 4 korrik do të mbahet pjesa e parë e testimit, e cila përmban njohuri nga gjuha amtare, gjuha angleze, historia dhe gjeografia. Ndërkaq më 11 korrik mbahet testimi i njohurive për lëndën e matematikës, informatikës, kimisë, fizikës dhe të biologjisë. RTK

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments