Pheniani deklaroi sot se testet e fundit të raketave kishin simuluar bombardimin me armë bërthamore taktike, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve (KCNA). ”Testet kishin për qëllim, ndër të tjera, të simulonin bombardimin e fushave ajrore në Korenë e Jugut dhe të përcillnin një paralajmërim të fortë ushtarak kundër armiqve”, tha (KCNA). Udhëheqesi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un mori pjesë personalisht gjatë testimit të armëve, ku u përdorën gjithashtu koka bërthamore të rreme. Media shtetërore tha se testet ishin në përgjigje të manovrave të përbashkëta detare të SHBA-së dhe Koresë së Jugut që përfshinin aeroplanmbajtësen me energji bërthamore “USS Ronald Reagan”. Koreja e Veriut ka kryer një sërë testesh raketore gjatë dy javëve të fundit. Së fundmi, Pheniani lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi drejt Detit të Japonisë, i njohur gjithashtu si Deti Lindor. Të martën e kaluar, ushtria e Koresë së Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të mesme veprimi mbi arkipelagun japonez, për herë të parë në gati pesë vjet. Rezolutat e OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të testojë raketa balistike të çdo rrezeje, të cilat në varësi të dizajnit të tyre mund të mbajnë edhe një kokë bërthamore.http://ata.gov.al/2022/10/10/seul-pheniani-testet-e-raketave-per-te-simuluar-bombardimet-berthamore/
Testet e raketave për të simuluar bombardimet bërthamore
RELATED ARTICLES