Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE“Tesla” ul çmimet e makinave në Evropë

“Tesla” ul çmimet e makinave në Evropë

Kompania e makinave elektrike “Tesla” ka ulur ndjeshëm çmimet e tij në Evropë për shkak të konkurrencës në rritje, pasi tashmë ka bërë të njëjtën gjë në SHBA, Kinë dhe Japoni. “Varianti bazë i SUV kompakt Model Y kushton 44,890 € (48,553 dollarë), 9,100 € më pak se më parë”, njoftoi sot “Tesla”. Çmimi i nivelit fillestar të Modelit 3 ra me 6 000 € në 43 990 €. “Tesla” uli çmimet në SHBA një ditë më parë. Në Kinë dhe Japoni, kompanisë gjithashtu kohët e fundit iu desh të ofronte makinat e saj me çmime më të ulëta për shkak të problemeve të shitjes. Kompania amerikane ka tarifuar mbi 10% më pak Model 3 dhe Model Y, në Kinë, duke regjistruar uljen e dytë e çmimit që nga viti i kaluar. “Tesla” po përballet me një konkurrencë gjithnjë e më të fortë vendase në Kinë nga kompanitë si BYD, Xpeng dhe Nio. Para fillimit të vitit, Mercedes-Benz-it iu desh gjithashtu të ulte çmimet e makinës luksoze EQS, në Kinë për versionin elektrik S-Class dhe për modelin elektrik EQE. Në tremujorin e fundit, “Tesla” rriti dërgesat në mbarë botën me pothuajse një të tretën në rreth 405 000 automjete. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments