Prodhuesi amerikan i makinave elektrike ”Tesla” ka ulur çmimet për herë të tretë këtë vit me qëllim të rritjes së kërkesës për dy modelet e saj më të shtrenjta të automjeteve elektrike në Shtetet e Bashkuara. Sipas çmimeve në faqen e internetit të kompanisë, është bërë ulje prej 5 000 dollarësh për Modelin S dhe Modelin X. Versioni bazë i Modelit S kushton 84 990 dollarë, ndërsa çmimi i Modelit X është ulur në 94 990 dollarë. Çmimet e versioneve sportive të Modelit 3 dhe Modelit Y janë ulur gjithashtu përkatësisht me 1 000 dhe 2 000 dollarë. Çmimi i Modelit 3 tani është 41 990 dollarë, kurse Modeli Y është 49 990 dollarë.