Taksia vetëdrejtuese – e njohur gjithashtu si robotaksi – ka dy dyer që hapen lart dhe duket si një coupé bazuar në Modelin 3 më të shitur të “Tesla-s”.
Më pas ai prezantoi “Robovan” – një automjet elektrik, autonom afërsisht me madhësinë e një autobusi, i projektuar për të transportuar deri në 20 persona.
“Tesla” pret të nisë prodhimin e automjeteve në vitin 2026″, tha Musk duke shtuar se priret të jetë shumë optimist kur bëhet fjalë për oraret.
“Cybercab” do të jetë gjithashtu e disponueshme për t’u blerë dhe do të kushtojë më pak se 30 000 dollarë.
Fillimisht, softueri për ngarje autonome, i cili nuk kërkon që njerëzit të ndërmarrin veprime, do të dalë në rrugët në shtetet amerikane të Teksasit dhe Kalifornisë vitin e ardhshëm me automjetet aktuale Model 3 dhe Model Y.