Punimet për ndërtimin e terminalit të ri të autobusëve në Sarandë po ecin me ritme të larta.Terminali i ri i autobusëve garanton hapësira për parkim për makina, si dhe zona të dedikuara për autobusë, taksi dhe mjete elektrike.
Po ashtu ky terminal do të ketë edhe hapësira të posaçme për motorë e biçikleta, si dhe zyra shërbimi për vizitorët.
I vendosur në një strukturë me tre kate, terminali ka një sipërfaqe prej 3700 m² për çdo kat.
Terminali i autobusëve është shumë i rëndësishëm për Sarandën, pasi fluksi i turistëve dhe numri i autobusëve që hyjnë dhe dalin në Sarandë është shumë i madh, sidomos gjatë sezonit veror.