Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALETërmeti 4.7 ballë : Nuk ka vend për panik, aktiviteti është në...

Tërmeti 4.7 ballë : Nuk ka vend për panik, aktiviteti është në rënie

Tërmeti 4.7 ballë me epiqendër në Klos që goditi mbrëmjen e së dielës shkaktoi jo pak frikë në vend, në një kohë kur ende në kujtesën tonë janë të freskëta kujtimet e hidhura të tërmetit tragjik të 26 nëtorit të 2019. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar prej lëkundjes, ndërsa u dëmtuan disa banesa, teksa goditja kryesore është shoqëruar edhe me një numër të lartë pasgoditjesh. Megjithatë, sizmologu Edmond Dushi thekson se nuk ka vend për panik, duke shtuar se aktiviteti sizmik në zonë është në rënie. Në një lidhje me Skype për RTSH, Dushi tha se priten ende pasgoditje të tjera, por me magnitudë më të vogël se goditja kryesore dhe që nuk paraqesin rrezikshmëri. “Aktiviteti është në rënie. Kjo është një dukuri, ndodh një ngërç i përkohshëm, por mund të shoqërohet me pasgoditje të tjera. Nuk ka vend për panik, por nuk mund të themi me siguri që aktiviteti mbaroi përsa kohë nuk kemi një krahasim në trendin teorik. Mendoj se do kemi tërmete të tjera në zonë, por do jenë pasgoditje të tërmetit kryesor, jo të rrezikshëm, pra me magnitudë më të vogël”, tha ai. Dushi bëri edhe një shpjegim në lidhje me aktivitetin sizmik në vendin tonë, ku tha se ndodhemi në një rajon sizmik shumë të lartë dhe se kemi edhe një terren tektonik shumë të coptuar, duke bërë që të ketë thyerje lokale që favorizojnë edhe tërmete të një magnitude të lartë deri në 6 apo 6.7 ballë. “Ne ndodhemi në një rajon të tillë sizmik shumë aktiv dhe kjo bën që energjia e sizmike e çliruar në kohë të jetë shumë e madhe, ne jemi një vend që kemi aktivitet sizmik dhe përveç kësaj ne kemi një terren teknonik shumë të coptuar dhe kemi strukturat toka gjeologjike që kanë kontakt teknonik me njëra –tjetrën dhe kjo bën që të kemi edhe thyerje lokale që favorizojnë tërmete me maagnitudë 6 apo 6.7 siç ka qenë ai i Dibrës në 1967. Ky kontakt teknonik na ka bërë të jemi shuëm aktivë, por jo më shumë se rajoni i Greqisë psh.”, u shpreh sizmologu. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments