Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e valëve sahariane duke bërë që moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta të jenë dominante gjatë orëve të paradites. Po ashtu edhe pasditja dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme përgjatë gjithë territorit ku më të theksuara vranësirat do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 33°C vlera maksimale që pritet në qarkun e Beratit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë. /tvklan.al