Temperaturat përvëluese në Kinë kanë bërë që çmimi i vezëve të rritet në nivel lokal, pasi vapa bën që pulat të bëjnë më pak vezë se zakonisht, sipas medias lokale. Valët e të nxehtit prekin rregullisht Kinën në mes të verës, veçanërisht në perëndim dhe jug të vendit. ”Në metropolin Hefei, që ndodhet 900 kilometra në jug të Pekinit, fermerët po shohin një rënie të prodhimit të vezëve për shkak të nxehtësisë”, sipas shtypit lokal. ”Për të ftohur pulat, disa prodhues janë detyruar të instalojnë kondicionerë”, raporton e përditshmja ”Jianghuai Morning News”. Kjo rënie e prodhimit ka bërë që çmimet e vezëve të rriten me rreth 30% në Hefei, kryeqyteti rajonal i Anhuit. Rritje të ngjashme u panë edhe në disa provinca. Qyteti i Hefeit ka përjetuar deri tani 14 ditë me temperatura mbi 38°C. Disa metropole në Kinë kanë shënuar rekorde temperaturash ditët e fundit dhe autoritetet kanë lëshuar sërish alarme të kuqe për një valë tjetër të nxehti, të hënën e ardhshme.https://ata.gov.al/2022/08/17/temperaturat-zhuritese-ngrene-cmimin-e-vezeve/