Ura që hapet e mbyllet mbi lumin Harlem që lidh me njëri-tjetrin Bronxin dhe Manhattanin në Nju Jork ka mbetur e bllokuar në pozicion të hapur për shkak të temperaturave ekstreme. Në lajmet e medieve lokale thuhet se elementët prej çeliku të urës së Bulevardit të Tretë u zgjeruan për shkak të nxehtësisë dhe se mekanizmi i kyçjes u bllokua kur ajo ishte e hapur. Në video-pamje shihet se ura është mbyllur për trafikun e automjeteve dhe se anijet zjarrfikëse lëshojnë ujë nga lumi mbi urën me qëllimin për të ftohur çelikun e saj. Qyteti i Nju Jorkut ka shënuar temperaturën më të lartë të vitit me 35 gradë Celsius. Ura e cila është ndërtuar në vitin 1898 si një strukturë me hapje dhe mbyllje, përdoret për qarkullimin e automjeteve me një korsi
Temperaturat e skajshme prishin… mekanizmin e urës së Nju Jorkut!
RELATED ARTICLES