Sunday, October 20, 2024
HomeSOCIALETemperaturat e larta rrisin kërkesën ditore për energji në 18.889 MWh

Temperaturat e larta rrisin kërkesën ditore për energji në 18.889 MWh

Temperaturat e larta dhe mbi mesataren e periudhës, gjatë ditëve të fundit, kanë rritur ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike në vend. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare informoi sot se prodhimi në kaskadën e Drinit është 13.233 MWh, ndërsa kërkesa ditore për konsum nga Furnizuesi i Shërbimit Universal është 18.889 MWh. Sipas KESH-it, rezerva energjitike është 1011.9 GWh. “Çmimi i energjisë sot në bursë shënon 360 euro/MWh. Temperaturat e larta e mbi mesataren e periudhës gjatë ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike në vend. KESH iu bën thirrje konsumatorëve fundorë të përdorin në mënyrë sa më eficiente energjinë elektrike”, thuhet në deklaratën e KESH-it. Ndërkohë, KESH publikoi të dhëna të situatës aktuale në Kaskadën e Drinit. “Prurjet natyrore në kaskadë janë 105 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 287.19 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 173.40 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.72 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH. Prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës llogariten 60 m3/s, në HEC-in e Komanit 35 m3/s, ndërsa në atë të Vaut të Dejës, 10 m3/s.

https://ata.gov.al/2022/07/05/temperaturat-e-larta-rrisin-kerkesen-ditore-per-energji-ne-18-889-mwh/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments