Shërbimet e urgjencës në Zvicër, njoftuan sot se kushtet shumë të thata atmosferike po nxisin zjarrin që shpërtheu një ditë më parë në Valais. Zyrtarët vlerësojnë se zjarri i ndezur në një shpat mali pranë komunës së Bitsch do të kërkojë angazhimin në terren të shërbimeve te urgjencës për ditë të tëra. Rreth 200 banorë u transferuan si masë paraprake. Funksionimi i sistemit të teleferikut është ndërprerë, ndërsa shtigjet e ecjes janë mbyllur pjesërisht. “Terreni i pjerrët, kushtet e thata atmosferike dhe era e vazhdueshme po përshpejtojnë përhapjen e shpejtë të flakëve”, tha eksperti i zjarreve në pyje, Marco Conedera për agjencinë zvicerane të lajmeve “Keystone-SDA”. “Është si një oxhak”, tha Conedera. Ai e konsideroi thatësirën mbizotëruese në rajon të kombinuar me erën si “një koktej helmues”, që rrit rrezikun e zjarreve në pyje. atsh
Temperaturat e larta nuk kursejnë pyjet zvicerane
RELATED ARTICLES