Meterologu i MeteoAlb, Hakil Osmani thotë se në ditët në vijim, moti do të jetë i qëndrueshëm.

Në një intervistë për “Shqipëria Sot” në ABC News, Osmani u shpreh se temperaturat e regjistruara, janë normale për muajin dhjetor.

“Vendi ynë mbetet në mbizotërimin e vranësirave të dendura. Zonat malore do kenë prezente reshjet e dëborës. Në orët e mbrëmjes kemi përmirësim të motit. Java do të nisë me mot të qëndrueshëm. Pjesa e dytë e javës do të kemi rishfaqje të reshjeve të dëbortës në zonat e thella malore. Ditën e sotme, vlerat minimale janë regjistruar në -3 gradë celcuis. Edhe fillim java, sigurisht që ekziston mundësia e ngricave në akset rrugore. Do ketë rritje të lehtë të temperaturave. Këto temepratura janë tipike për dhjetorin. Përgjatë 15 ditëshit të parë të dhjetorit, do kemi ditë me intervale me diell, por do të kemi edhe ditë me mot të paqëndrueshëm. Në zonat malore do kemi rishfaqje të reshjeve të dëborës”, theksoi ai./abcnews.al