Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrue4shme duke bërë që moti të jetë i kthjellët sidomos në vijën bregdetare, sipas Meteoalb. Në pjesën e dytë të ditës dhe gjatë fundjavës do të ketë kalime vranësirash më të theksuar në zonat malore, duke bërë që të shtunën dhe të dielën të kemi rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht në ekstremin veri dhe verilindje. Sipas sinoptikanes Lajda Porja, temperaturat e ajrit sot luhaten në zonat malorë 11 gradë Celsius dhe presim vlera deri në 35 apo 36 gradë Celsius. Parashikohet një rënie e lehtë e temperaturave të shtunën duke bërë që temperatura të shkojë në 34 gradë, por të dielën do të ketë një rritje duke bërë që termometri të ngjitet në 35 ose 36 gradë Celsius. Zonat që do të shënojnë temperaturat më të larta do të jetë qarku i Elbasanit, Beratit dhe Gjirokastrës. Për sa i përket vijës bregdetare, vranësira të lehta, era do jetë pak problematike deri në 40-50 km/h. Për sa i përket Republikës së Kosovës, do të kemi paradite kryesisht me diell dhe pjesa e dytë e ditës do sjellë vranësira dhe rrebeshe të izoluara shiu. Temperaturat e ajrit do të arrijnë deri në 31 gradë Celsius.Ndryshe do të jetë moti në Maqedoninë e Veriut, me mot më të kthjellët dhe me temperaturë maksimale deri në 32 gradë Celsius në qytetin e Shkupit.